Reperi kanadez Tory Lanez, është dënuar me 10 vjet burgim për plagosjen e muzikantes Megan Thee Stallion.
Lanez qëlloi fituesen e Grammy, në këmbë gjatë një debati mes dyshes pas një feste në vitin 2020.
Ai u shpall fajtor në dhjetor, duke u akuzuar për tri vepra dhe që atëherë është mbajtur në burg.
Artistja iu nënshtrua një operacioni për të hequr pjesët e plumbave nga këmba e saj, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv
Prokurorja e Qarkut në Los Angelos tha pas vendimit se fakti që ajo është e famshme ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes për çështjen e dhunës ndaj grave.
“Fakti që ajo është një artiste e suksesshme ka sjellë një qendër të rëndësishme për çështjen e dhunës ndaj grave”, tha prokurori George Gascón,transmeton klankoaova.tv
Të shtënat ndodhën gjatë udhëtimit për në shtëpi nga një festë në pishinë e organizuar nga Kylie Jenner.