Edhe pse transferimi i mundshëm i Ousmane Dembels nga Barcelona po duket gjithnjë e më afër, Paris Saint-Germaini po kërkon gjithashtu të përforcojë sulmin edhe me një tjetër francez.
Bëhet fjalë për Randal Kolo Muani, për të cilin sipas “L’Equipe”, kampioni i Francës ka rikthyer interesimin
Vetë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe bisedimet tani kanë ecur përpara.
Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti thuhet se po shpreson që Kolo Muani do të qëndrojë edhe për një sezon, por kjo tani vlerësohet se ka pak mundësi për të ndodhur.
Për 24-vjeçarin do të ishte ky një rikthim në Ligue 1, pasi më herët ka qenë pjesë e Nantes.
Bazuar në “Transfermarkt”, reprezentuesi francez në treg vlerësohet me 80 milionë euro.