Polonia: Kërcënimi i Wagnerit është më i madh nën udhëheqjen e Putinit

Vdekja e Prigozhgin, nëse konfirmohet, do të thotë se Wagner do të bëhet një kërcënim edhe më i madh pasi kontrolli i tij ka gjasa të bjerë në duart e Vladimir Putin, thotë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

“Grupi Wagner vendoset nën udhëheqjen e Putinit. Të gjithë le t’i përgjigjen pyetjes – a do të jetë kërcënimi më i madh apo më i vogël?

“Për mua, kjo është një pyetje retorike”, thotë Morawiecki në një konferencë shtypi.

Në korrik, Polonia forcoi kufirin e saj me Bjellorusinë pas perspektivës së mercenarëve nga grupi Wagner që lëviznin në Bjellorusi.

Lëvizja ishte pjesë e marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund kryengritjes së grupit në fund të qershorit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.