Mbrëmë (08-gusht) në ora 01:50 në kryqëzimin e rrugëve “Kiro Ristoski-Drnc” dhe “Bllagoja Toska” në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin I.D.(52) nga Gajrja e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin e tij “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte, iu gjet dhe iu mor një thikë dhe një shkop bejsbolli. Gjithashtu u konstatua se automjeti nuk ishte i regjistruar për më shumë se gjashtë muaj dhe i njëjti ishte i ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojnë parashtresat përkatëse.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Elmazi: Parku Kombëtar Mali Sharr ndalon ratrakët ilegalë në Kodrën e Diellit, rasti raportohet në MPB
- Kurti synon “shkrirjen” e institucioneve paralele arsimore e shëndetësore të Serbisë në Kosovë
- Siljanovska: Kemi qeveri zgjedhore, nuk është mirë të ketë zgjedhje të parakohshme
- Kurti bisedon me ndërkombëtarët për zbatimin e ligjeve për automjetet dhe të huajt
- Tridhjetë ditë paraburgim për tetë persona pas hetimit për dëm prej gati 4,8 milionë euro ndaj buxhetit shtetëror
- DPHM: Nuk do të ketë reshje të reja të borës, të martën do të jetë më ftohtë
- Bojan Mariçiq pritet të jetë kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor
- Gjoba edhe për hedhjen e mbeturinave nga makina
- LSM paralajmëron protestë: Jo vetëm pagat minimale, por të gjitha pagat duhet të rriten
- Fillon kalibrimi dhe verifikimi i nevojshëm i kamerave të projektit “Qytet i Sigurt” – kufizime të përkohshme në trafik