Në gati tetë muajt e kaluar të këtij viti, duke filluar janari deri më sot (29-gusht), në zonën e Sektorint të Punëve të Brendshme në Tetovë, janë privuar nga liria gjithsej 296 persona (TE-248 dhe GV-48) me ç’rast tek ata janë gjet dhe konfiskuar lëndë narkotike informon Tetovasot. Numrit më i madh të tyre, menjëherë pas privimit nga liria, iu janë përgatitë parashtresa përkatëse lidhur me veprën penale prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Nga ana tjetër, disa prej tyre u akuzuan për mundësim të përdorimit të lëndëve narkotike sipas nenit 216 të Kodit Penal.
Personave të privuar nga liria gjatë këtij viti më së shpeshti është gjetë dhe konfiskua marihuanë dhe kokainë, e më rrallë edhe heroinë. Ndër të privuarit janë regjistruar edhe të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një numër i caktuar personash që kanë përsërtur veprën. SPB Tetovë në koordinim me institucionet tjera, është duke u angazhuar intensivisht në zbulimin dhe sanksionimin ligjor të personave të përfshirë në shitjen e drogave narkotike.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Agron Shehaj: Rama po hetohet nga SPAK, nuk ka më të paprekshëm
- Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori
- “KUSH E KODON TË ARDHMEN?”: DISKUTIM PANELI PËR VAJZAT DHE GRATË NË STEM
- Azmanovi sulmohet fizikisht në Gjykatën Civile në Shkup, sulmuesit i merret pasaporta
- Drejtoresha e një institucioni financiar kursimor në Kavadar dyshohet për përvetësim dhe keqpërdorim të parave të qytetarëve
- Anton Çuni vetë deputet i Kosovës, djali pjesë e ushtrisë kroate: Jam krenar…
- Keni para në xhep, por mbi 1.000 euro nuk mund të paguani në kesh
- Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i
- Tensionohet protesta para kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
- Urim Saliu: Nëse VLEN dhe AKI heshtin ndaj ZNAM-it, le të dorëzojnë mandatet