Në gati tetë muajt e kaluar të këtij viti, duke filluar janari deri më sot (29-gusht), në zonën e Sektorint të Punëve të Brendshme në Tetovë, janë privuar nga liria gjithsej 296 persona (TE-248 dhe GV-48) me ç’rast tek ata janë gjet dhe konfiskuar lëndë narkotike informon Tetovasot. Numrit më i madh të tyre, menjëherë pas privimit nga liria, iu janë përgatitë parashtresa përkatëse lidhur me veprën penale prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Nga ana tjetër, disa prej tyre u akuzuan për mundësim të përdorimit të lëndëve narkotike sipas nenit 216 të Kodit Penal.
Personave të privuar nga liria gjatë këtij viti më së shpeshti është gjetë dhe konfiskua marihuanë dhe kokainë, e më rrallë edhe heroinë. Ndër të privuarit janë regjistruar edhe të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një numër i caktuar personash që kanë përsërtur veprën. SPB Tetovë në koordinim me institucionet tjera, është duke u angazhuar intensivisht në zbulimin dhe sanksionimin ligjor të personave të përfshirë në shitjen e drogave narkotike.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- UBO: Prishtinën e fiton Përparim Rama me 54%
- Shoferi goditi një polic në një kryqëzim në Shkup
- Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik
- Konjufca në ditën e balotazhit në Pejë e Gjakovë, e bën këtë deklaratë: S’ka lidhje me fushatën zgjedhore
- Përleshje para një lokali në Tetovë – 24-vjeçari përfundon me lëndime të rënda
- Haradinaj: Shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë, do të padisim secilin
- Aksident në autostradën Shkup–Tetovë
- Mexhiti: Çairi sot u shndërrua në epiqendrën e fuqisë sportive
- KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00
- Lufta në Gaza, më shumë se 69 mijë persona humbën jetën nga sulmet izraelite që nga nisja e konfliktit