Po nëse Rita Ora këndon në “Sava Centar” të Beogradit me flamurin e Millosheviqit atëherë çfarë do thonë RATKO-cerat?
Sulejman Mehazi
Dolën disa të “mençur” gazetarë e opinionistë duke e përkrahur Rita Orën “patrioten” shqiptare që vullnetshëm e qëllimshëm ia grabiti flamurin serb spektatorit serbo-hungarez për ta valëvitur e mbështjellur trupin e vetë “patriotja” Rita Ora me flamurin e Millosheviqit e Vuçiqit.
Pastaj dalin dhe e arsyetojnë do gazetarë mendjelehtë me emra Ratko-cera, duke mos menduar e analizuar fare se pse Rita Ora veproi në këtë mënyrë me flamurin serb në Hungari?, a mos vallë është punë menaxhuese nga Serbia? A mos vallë është e paguar nga Serbia për të vepruar kështu Rita Ora? Po nëse në të ardhmen Rita Ora “patriotja” shqiptare këndon në Sava Centar të Beogradit, ku do ju shkojë fytyra e zeze Ratko-cerave që e përkrahën Ritën duke valëvitur flamurin e Millosheviqit?