Performoi me flamurin serb, Rita Ora i përgjigjet kritikave me fjalët e Mbretit Karli III për shqiptarët

Prej ditësh tashmë, Rita Ora është kthyer në kryefjalën e mediave pas performancës në Hungari ku i mori një fansi flamurin serb teksa këndonte në skenë.

E teksa videoja po bënte xhiron e rrjetit, Rita reagoi menjëherë ku sqaroi se nuk e kishte dalluar se flamuri kishte qenë i Serbisë.

Mes zhurmës së shkaktuar, artistja ka ndarë së fundmi në InstaStory një video të Mbretit Charles i cili flet për ikonat e Shqipërisë duke përmendur ndër të tjera Nënë Terezën dhe Rita Orën.