Opozita shqiptare nuk e mbështet manifestin, i duket si teatër

Partitë e opozitës shqiptare nuk e mbështesin manifesin e frimosur nga 12 partitë politike në pushtet në zotimin për mbështetje në bisedimet me Bashkimin Evropian.

Nga partia Lëvizja Demokratike, në krye me Izet Mexhitin këtë iniciativë e shohin si teatër politik.

Sipas tyre pushteti po mundohet t’i mbulojë dështimet dhe skandalet e veta, madje siç thonë herë japin dorëheqje e herë nënshkruajnë manifest mes vete.

Nga Lëvizja Besa thonë se i ashtuquajturi manifest nuk është gjë tjetër përveç se tentativë për të manipuluar opinionin, e në praktikë gjithçka veprojnë kundër anëtarësimit në BE dhe vlerave të BE.

Sipas tyre, “Më e logjikshme për partitë në Qeveri do të ishte të nënshkruajnë “Manifest” për atë se: Si do të luftohet krimi dhe korrupsioni, si të zbardhet rasti “Soravia” dhe keqpërdorimet e pushtetit nga ministrat e BDI, LSDM, të cilët tash janë milionera, Si të lirohen nga kapja e LSDM-së dhe BDI-së prokuroria dhe gjykatat, Si të jetë pjesë e ndryshimeve Kushtetuese heqja e 20% dhe vendosja e gjuhës shqipe, thuhet në reagimin e Besës.

Alternativa e Afrim Gashit thotë shkurt se nuk është i nevojshëm manifesti, por përcaktimi dhe veprimi.