Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave. Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”, u shpreh nëna e saj për një gazetë ruse.
Ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes nuk është kryer ende për shkak se familja po përpiqet të tërheqë trupin në Rusi. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.
Zhanna ndiqte prej një dekade dietën vegane ndërsa rrallëherë i lejonte vetes të hante bulmet ose peshk. Përgjatë viteve, ajo u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba që njihet për aromën shpuese.
Në një postim të 7 Qershorit, ajo shkruan se ishte e emocionuar për sezonin e frutave në Tajlandë pasi “ishte momenti të shtonte peshë”.
Instagram-i i saj është i tejmbushur me pjata shumëngjyrëshe me supëra, sallata, fruta e deri te hamburgerët apo ëmbëlsirat./tvklan.al