Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit.
Mediat italiane bëjnë me dije se Waldemar Victorino tentoi vetëvrasjen, ndërsa edhe pse u dërgua në spital me shenja jete, mundësitë për të mbijetuar janë thuajse zero, pasi mjekët kanë informuar se truri i tij ka vdekur.
Ish-sulmuesi i Cagliarit raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës.
71-vjeçari uruguaian, i cili luajti (ndër shumë të tjerë) me Progreso, River Plate, Deportivo Cali, veshi fanellën e Cagliar-it në sezonin 1982-1983