Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF në Deçan, dyshohet se u vetëvra

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Deçan. Ajo thuhet se të hënën është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan.

Sipas Raportit të Policisë ajo dyshohet se është vetëvrarë.

“Nga QKMF është informuar se nga familjar është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Viktima dyshohet se në rrethana të panjohura ka kryer aktin e vetëvrasjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.