“Vazhdojmë të shtojmë numrin e përkrahësve dhe bashkmendimtarëve!
Sëfundmi, Lëvizjes Demokratike i bashkangjitet edhe një kuadër i ri, Zgjim Shaini, inxhinjer i ndërtimtarisë, një i ri i aftë të çoj përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike dhe nip i Adem Demaçit, veprimtar i shquar i kombit shqiptar.
Me përmendjen e bacit Adem, nuk ka se si mos ndalemi tek ndodhitë e fundit me emërimin e rrugës në Komunën e Çairit, me emrin e Adem Demaçit, i njohur edhe si Mandela e Ballkanit.
Adem Demaçi, fitues i çmimit Sakharov për Liri të mendimit, që është një çmim nderi për ato që i kanë kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit, autor i disa librave, disident, gazetar dhe politikan, është inspirim dhe do vazhdoj të inspiroj breza në përjetësi!
Prandaj, edhe një herë bëjmë thirrje që mos të politizohet ky emërim dhe mos të shfrytëzohet për tensione etnike dhe poena politike. Dënojmë aktin, deklaratat dhe iniciativën e Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, si dhe Qeveritarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse fobia ndaj Adem Demaçit është lënduese jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjitha kombet që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste.
Kthim prapa ska!
Sërisht potencojmë se Lëvizja Demokratike ngelet e hapur për kuadro të reja, me energji dhe guximin të bëhen pjesë dhe vlerë e shtuar e Lëvizjes Demokratike” ka shkruar Muhmaet Ajeti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bujar Osmani: Qeveria me Medresenë “Isa Beu” po luajnë teatër, do të bjerë sërish në Gjykatë Kushtetuese
- Shpërthen zjarr i madh në një ndërtesë në Shkup, asfiksohen shtatë persona
- Tragjedi në Elbasan: Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin
- Shqiptohen mbi pesë vite burgim për shtetasen e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup
- Ngritet aktakuzë kundër personit që ofendoi dhe kërcënoi Danella Arsovskën
- Bilall Kasami vetëshpallet lider i VLEN-it (VIDEO)
- Parlamenti Evropian nis procedurat për një rezolutë për Serbinë, në qendër të vëmendjes përdorimi i vazhdueshëm i forcës ndaj protestuesve
- Të akuzuarve për rastin në Koçan u zgjatet paraburgimi
- Milloshoski: Nëse problemi me Bullgarinë është vetëm Kushtetuta, le t’i paraqesim PE-së një rezolutë të përbashkët për identitetin dhe gjuhën maqedonase
- Deputeti Rijad Shaqiri dhuron uniforma pune për stafin e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë