“Ndihem keq që po largohem kështu”, Mane: Do të dëshiroja shumë të qëndroja te Bayern

Pas vetëm 1 viti, anësori senegalez i sulmit, Sadio Mane i dha lamtumirën “bavarezëve” të Bayern Munich, për të nisur një “aventurë” të re, në kampionatin arab të futbollit e më konkretisht, te “gjigandët” e Al-Nassr për shumën e 40 milionë eurove.

ADVERTISING

Vetëm pak ditë para se të nisë një etapë të re në karrierën e tij, Mane ka folur për mediat, nga ku është shprehur se ndihet keq që po largohet në këtë mënyrë nga Bayern, teksa shton se mund të kishte ndihmuar jo pak skuadrën nëse qëndronte.

“Ndihem keq që po largohem në këtë formë nga Bayern. Do të dëshiroja shumë që të kisha një tjetër fund me këtë klub, e di që mund ta kisha ndihmuar shumë skuadrën në sezonin e ri. Prisja një nga ato sezone ku të tregoja të gjithë vlerat e mia, por tani ka ardhur fundi. I uroj klubit dhe tifozëve të Bayern më të mirat”,- u shpreh “ylli” senegalez.