Vëllazërimi nga Sllatina do të zhvillojë një tjetër përballje miqësore ,kësaj radhe me skuadrën ES nga Kamjani që do të luhet të shtunën po në Kamjan me fillim në orën 17 informon Tetovasot.
Skuadra e drejtuar nga Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi ka zhvilluar deri tani pesë ndeshje kontrolluese duke shpërfaqur lojëra tepër të mira dhe rezultate të shkëlqyeshme.
Ata thanë se skuadra përbëhet nga lojtarë të rinj tepër cilësorë që vijnë nga shkolla të ndryshme futbolli si Shkëndija,Renova,Teteksi por edhe nga shkolla e futbollit e vetë Vëllazërimit.Për momentin skuadra është në fazën parasezonale .
Këto ndeshje bëhen për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ri që do startojë së shpejti.
Vëllazërimi rikthehet pas disa vitesh pauze ndërsa klubi ka një traditë të madhe në futboll.Poashtu edhe kundërshtari i ndeshjes së shtunë ES është një skuadër shumë e organizuar dhe shumë cilësore që u kushton rëndësi edhe ekipeve të grupmoshave.Në turneun e fundit në Danimarkë ata u shpallën kampionë me gjeneratën 2007 dhe nënkampionë me gjeneratën 2011.Tetovasot