Napoli e nis me fitore sezonin e ri

Kampioni në fuqi i Serie A, Napoli e ka nisur mirë sezonin e ri duke e mposhtur ekipin e Frosinones në udhëtim. Harroui (3’) shënoi golin e vetëm për vendasit kurse Politano (24’) dhe Osimhen (42’, 79’) ishin realizatoret për Napolin

Napoli i Amir Rrahmanit e ka nisur me fitore 1-3 si mysafirë sezonin e ri kundër Frosinones.

Pjesa e parë nisi mirë për Frosinonen ku që në minutën e 3-të gjyqtari dha penallti për ta pasi që ishte Cajuste që shkelmoi Baezin e Frosinones në këmbë për të shkaktuar penallti.

Penalltinë në gol e shndërroi Harroui i Frosinones.

Por, goli si duket e zgjoi Napolin të cilët ishin skuadër më e mirë në minutat në vazhdim.

Politano do të barazonte shifrat në minutën e 24-të te ndeshjes duke shënuar një gol me vole, mjaftë të bukur për Napolin.

Presioni i mysafirëve bëri punë pasi që në minutën e 42-të, golashënuesi më i mirë Napolit, Victor Osmhen do të shënonte për rezultat 1-2.

Pjesa e dytë prapë i takoi Napolit të cilët edhe e siguruan fitoren kur në minutën e 79-të.

Ishte një gol i bukur ekipor ku aksionin brilant të kampionëve e konkretizoi Osimhen me gol.

Kështu Napoli e nis kampionatin në të njëjtën pozitë që ishte në sezonin e kaluar, pra të parën.

Në xhiron e dytë Frosinone përsëri do të luajë vendas ku do ta pret në shtëpi skuadrën e Atalantas, kurse Napoli luan në shtëpi të vet kundër Sassuolos.