Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur rreth deklaratave të partisë në pushtet që nëse vendi shkon në zgjedhje, do të fitojnë më shumë se 51%. Deklarata të tilla sipas saj janë hipokrizi.Musliu në një intervistë për GazetaBlic tha se, edhe nëse PDK-ja qeverisë vendin, dëmet që i ka shkaktuar Qeveria e Albin Kurtit janë vështirë të rregullohen.
“Deklaratat e tilla janë hipokrizi, arrogancë dhe mos respekt për besimin e qytetarëve. Këta le të vazhdojnë kështu sepse neve po na bëjnë nderë me deklarata të tilla nga të cilat nuk frikësohemi”, tha Musliu.“PDK është shembull se di duhet të pranohen rezultatet zgjedhore, prandaj nëse mbahen ne nuk e kemi problem se ku do të jemi. Problemin kryesor e kemi ku është Kosova sot dhe ku do të jetë pas 10 viteve. Fatkeqësisht dëmet që i ka shkaktuar Albin Kurti, ne nuk do të mund t’i sanojmë edhe 10 vitet e ardhshme”, shtoi ajo.
Musliu thotë se, kryeministri Kurti e ka mllefin me PDK-në pasi sipas saj, kudo shkon dhe çkado prekë ai, është projekt i PDK-së.“Nëse këta mendojnë se me propagandë mund të fitojnë 80%, le të vazhdojnë e le t’i fitojnë 100%, por është domosdoshmëri e qytetarëve që vendi të shkojë në zgjedhje. Një kryeministër i cili vendin nuk e sheh të denjë për ta rritur dhe edukuar vajzën e vetë, ai njeri nuk e meriton me qeverisë me popullin e Kosovës. Sa më shpejt që kjo Qeveri shkon në shtëpi aq më shpejt do të largohen dëmet dhe problemet që po shkaktohen”, tha Musliu.
“Mllefin kjo Qeveri e ka me PDK-në dhe e kuptojë shumë mirë, sepse ngado që shkelë Albin Kurti, ngado që sheh syri i tij, Albin Kurti ka për të prekur në projektet gjigande që i ka realizuar PDK-ja”, përfundoi Musliu për GazetaBlic.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministri Mexhiti takohet me shefine OBSH-së, Ali: “Mjedisi është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”
- Blerim Sejdiu shet tokë 92 mijë m2, Useini: Zhelina nuk fal shitjen e tokave
- Vetura humb kontrollin dhe përplaset në hyrje të Klinikës “Nënë Tereza”, tre persona përfundojnë në spital
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë
- Nikolloski: Në fund të verës pres që të lëshojmë edhe një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër, pjesa nga Klimeshtani deri në Ohër
- LSDM: Mickoski më në fund pranoi se shteti po vonohet me rimbursimet e TVSH-së
- Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme
- Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës
- Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
- Intervistë/ Drejtori i Spitalit Dr.Elezi: Spitalit të Tetovës do t’ia rikthjemë dinjitetin (VIDEO)