“Mund të kisha vdekur”! Pëson aksident me makinë këngëtarja shiptare

“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh.”, ka bërë me dije këngëtarja shqiptare Enisa Nikaj, pas një aksidenti të frikshëm që ka pësuar në Mal të Zi.

Shkak i aksidentit, sipas këngëtares është bërë një tjetër makinë me shpejtësi që është përplasur me mjetin që po udhëtonte Enisa.

Një pjesë e fansave i uruan një shërim të shpejtë këngëtares, por disa të tjerë u shprehën me komente negative për faktin se ajo kishte ndarë foto. Por nuk mungoi përgjigja nga këngëtarja.
“Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, njërën prej meje që as nuk e dija se e kishte bërë. E kam postuar që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi ishte në shpejtësi totale. Nuk më bëri një foto në ambulancë, me mua të pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë”, ka thënë ajo.