Besiktas ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Dynami Kievit, në “Play-Off” të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Giulesti” përfundoi me rezultatin 2:3.
Te Besiktasi sonte debutoi Milot Rashica, i cili ia doli të lë gjurmë që në ndeshjen e parë.
Reprezentuesi i Kosovës hyri si zëvendësues në minutën e 64-të, teksa ishte asistues te goli i fitores, i shënuar nga Bakhtiyor Zaynutdinov (90+5′).
Golat tjerë në fitoren e skuadrës turke u shënuan nga Vincent Aboubakar (40′ nga penalltia) dhe Omar Colley (64′).
Ndërkaq, golat për skuadrën ukrainase u shënuan nga Mykola Shaparenko (60′) dhe Nazar Voloshyn (66′).
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, në Turqi. Fituesi i përballjes do të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës.
RA RA RA Rashicaaaaaaaaaa 🦅#BeşiktaşınMaçıVar @milotrashica pic.twitter.com/bpTW7dB4Kr
— Giderli Kartallar (@GiderliKartal) August 24, 2023