Lionel Messi i ka zbuluar disa prapaskena të dy vjetëve më parë, kur iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë pasi u largua me lot në sy nga Barcelona.
Për shkak të vështirësive ekonomike, gjiganti katalunas nuk kishte mundësi të bënte kontratë të re me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili kështu u detyrua ta gjente një klub të ri dhe në fund vendosi të transferohej në “Parkun e Princave”
36 vjeçari e ka përsëritur edhe një herë se dëshirë e tij ishte të vazhdonte të luante në Barcelonë, aty ku u rrit dhe u zhvillua si futbollist dhe si person dhe ku fitoi gjithçka të mundshme në futboll.
“Të shkoja në Paris nuk ishte as plan e as dëshirë e imja. Unë nuk doja të largohesha nga Barcelona dhe kjo ishte bërë e vështirë. Por, tash po më ndodh e kundërta e saj, falë Zotit”, u shpreh në konferencë për shtyp sonte kampioni i botës me Argjentinën.
Messi i kaloi dy vjet në “Parkun e Princave”, ku nuk e pati ndonjë eksperiencë pozitive, ndërsa u largua prej aty gjatë kësaj vere pasi në muajt e fundit u vërshëllye dhe u fye nga tifozët parisienë.
E në Inter Miami e ka rikthyer buzëqeshjen duke i realizuar 9 gola në 6 ndeshje, ndërsa e dërgoi këtë ekip deri në finale të Kupës së Ligës, të cilën synon ta fitojë