Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U 17 e drejtuar nga Dashmir Beari është ndarë në barazim në sfidën e dytë që u luajt sot në Strumicë pas fitores së lartë 3:0 në përballjen e parë informon Tetovasot.
Seleksionuesi Dashmir Beari ka bërë një skuadër të fortë që po tregon shumë suksese tashmë në disa ndeshje me përfaqësuese elitare.
Ai në përballjen e sotme me Qipron U-17 u ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve të ftuar.
Të përkujtojmë se sulmi i drejtuar nga Hisar Ali nga Shkëndija në sfidën e parë shpërfaqi një lojë tepër të mirë dhe sulmuese duke treguar një nivel tjetër nga kundërshtari jo i lehtë .Poashtu edhe lojtari tjetër Albion Musliu po nga Shkëndija ishte njëri ndër shënuesit e tre golave në ndeshjen e parë
Maqedonia e Veriut U 17 poashtu edhe sot ka treguar një nivel më të lartë të lojës pavarësisht barazimit .Tetovasot