Man City fiton me shumë mund ndaj Sheffield United

Manchester City ka shënuar fitore të mundimshme sot.

“Citizens” kanë shënuar fitore të ngushtë 1:2 ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së tretë në Premierligë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar ndërsa Erling Haaland e humbi penalltinë.

Por, sulmuesi norvegjez e përmirësoi gabimin kur realizoi me kokë në minutën e 63-të të takimit.
Rezultati u barazua në minutën e 85-të nga Bogle, por vetëm për tre minuta pasi që Rodri riktheu epërsinë e mysafirëve.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Guardiola prin në tabelë me nëntë pikë pas tri takimeve.