Loredana ndan momentin e ëmbël me të dashurin e saj Karim

Këngëtarja nga Kosova Loredana Zefi, duket se e ka lënë pas ndarjen nga Mozzik, duke mos u ndarë asnjë moment nga i dashuri i saj i ri, Karim Adeyem, i cili është futbollist në ekipin gjerman të Borusia Dortmund.

Loredana ka ndarë shpeshherë me ndjekësit momente me të dashurin e ri 21-vjeçar.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, duke e mbështetur futbollistin gjatë një ndeshjeje që ky i fundit po zhvillonte, dhe ai është afruar për ta përqafuar.

Dhe këtë imazh ajo e ka shoqëruar me një shenjë zemre.