“La dolce vita” – vajzat “VIP” të Tiranës mësyjnë Caprin

Nëse vitet e kaluara ka qenë Mykonos zgjedhja e parë e pushimeve për shumë nga vajzat e showbiz-it shqiptar, këtë vit vera ka tjetër emër!

Duket se ishulli grek, shumë pranë Shqipërisë ka dalë nga “moda” dhe fronin e kryesorit e ka zënë Capri!

Olta Gixhari, Luana Vjollca, Emina Culmunaj, Viola Spiro, Antonela Berisha, Rudina Magjistari, Bieta Sulo etj, janë disa nga vajzat e famshme shqiptare, të cilat kanë pushuar këtë verë në Capri, duke postuar edhe foto të shumta.

Madje edhe shkrime për ndjesitë që iu krijoi Capri, si Bieta Sulo.