Dy policë dhe ushtarë profesionistë të ARM-së, kanë përfunduar në pranga pasi kanë festuar me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Debreshtë të Prilepit.
Sipas policisë më 28.08.2023, zyrtarët policorë të Zyrës së Jashtme për Hetime Kriminalistike në Drejtorinë e Policisë Prilep kanë zgjeruar hetimet lidhur me veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në një aheng familjar në fshatin Debreshtë, përcjell TS.mk.
Janë identifikuar disa persona që kanë qëlluar me armë në ahengun familjar dhe për të gjithë do të dorëzohen parashtresa përkatëse. Dy prej tyre janë policë: N.I.(28) dhe E.I.(28) nga SPB Prilep, dhe dy janë ushtarë profesionistë B.H.(26) dhe I.R.(23), ndërsa pjesa tjetër janë banorë nga fshati Debreshtë dhe fshati Sazhdevë. , Krushevë.
POlicia ka kryer shtatë kontrolle, gjatë të cilave janë sekuestruar një shumëllojshmëri armësh që janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Në lidhje me këtë ngjarje dje (27.08.2023) është ndaluar edhe komandanti i policisë së Ropotovë E.R. dhe në procedurë paraprake nga ana e gjyqtarit është dënuar me tetë ditë arrest shtëpiak. Sa i përket E.R., për punonjësit e policisë N.I.(28) dhe E.I.(28) vepron Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, për të cilin do të fillojë procedura disiplinore dhe do të dorëzohet parashtresa përkatëse në Prokurorinë Themelore Publike./TS