Kreu i Wagner, Yevgeni Prigozhin varroset me ceremoni private në Shën Petersburg

Kreu i Wagner, Yevgeni Prigozhin është varrosur me ceremoni private në një varrezë në Shën Petersburg, sipas ekipit të tij.

Prigozhin vdiq kur avioni me të cilin ai po udhëtonte u rrëzua.

Varreza të tjera në qytetin rus ishin përmendur më parë në raportet e mediave si vende të mundshme për varrimin.