DEMANT
Komuna e Tetovës sqaron opinionin lidhur me informacionet e publikuara në disa media rreth pretendimeve për keqpërdorim të buxhetit nga ana e Komunës së Tetovës.
Pretendimet se kontrata e reprezentacionit të Komunës së Tetovës përmban keqpërdorime të buxhetit janë të paqena dhe të paargumentuara. Kontrata në fjalë është hartuar dhe negociuar me kujdes, duke u bazuar në specifikacionin e tenderimit dhe në nevojat qartësisht të përcaktuara dhe transparente, dhe çdo shqyrtim i kontratës së reprezentacionit do të tregojë se ajo është në përputhje me këto specifikacione. Kontrata ka për qëllim prokurimin e produkteve për reprezentacion, duke përfshirë ujë, lëngje, ëmbëlsira e gjëra tjera për nevojat e pritjes së mysafirëve dhe delegacioneve. Komuna e Tetovës nuk ka harxhuar aq mjete sa pretendohet për ‘ushqimet’ në fjalë, përkundrazi nuk është furnizuar fare me gjëra të tilla.
Komuna e Tetovës kërkon nga të gjithë ata media që shperndajnë dezinformata vetëm per ta njëllosur punën e komunës të kërkojne falje publike. Në të kundërtën komuna do t’i padis për shpifje.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Durmishi reagon pas protestës: Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet
- Ministria e Transportit: Inspektorati do të heqë objektin e paligjshëm në qendrën e vjetër të Ohrit
- Aleanca për Shqiptarët konsolidon strukturat me kuvendin e suksesshëm në Bogovinë
- Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Debërcës, dyshohet për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”
- Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë
- QMK: Dy zjarre aktive në hapësira të hapura në Vasilevë dhe Prilep, pesë të shua
- Përfundoi protesta paqësore në Tetovë, qytetarët kërkuan rikthimin e emrave shqiptarë të rrugëve “Bota serbe jashtë Tetovës” (VIDEO)
- Protestuesit në Tetovë me thirrje para komunës: “Bilall Hajduti” (LIVE VIDEO)
- Protesutesit në Tetovë me thirrje: “Bilall Beogradi”, “Bota serbe jashtë Tetovës” (LIVE VIDEO)
- Petar Bogojeski: Emri ‘Veriu’ po përdoret në mënyrë të paligjshme në Maqedoni