Kf ES shpallet kampion me gjeneratën 2007  dhe nën kampion me gjeneratën 2011 në Turneun më të madh në botë ,, Dana Cup ” në Danimarkë

Kf ES shpallet kampion me gjeneratën 2007  dhe nën kampion me gjeneratën 2011 në Turneun më të madh në Botë ,, Dana Cup ” në Danimarkë informon Tetovasot.

Eshtë edicion i dytë me rradhë që ky ekip me grupmoshat merr pjesë dhe përfaqëson Tetovën në turneun “Dana Cup” i cili veçohet si Turneu më i mirë dhe më i madh anembanë botës pasi që aty marrin pjesë gjithë ekipet nga mbarë bota.
Kurse ekipi Tetovar ES pasi që vitin e kaluar fitoi shumë eksperiencë në këtë turne këtë vit stafi drejtues përgatitën futbollistët e tyre më fuqishëm pasi që dëshironin të kthehen kokën lartë si kampionë nga ky
turne prestigjioz për në vendlindje. “Vitin e kalur ishte ëndërr kurse këtë vit është bërë realitet me punë, sakrificë disciplinë dhe motiv për futbollistët e rinj dhe ia dolëm që të shpalleni kampionë në grupin ,,B” të këtij Turneu u shpreh Trajneri Elmaz Sinani.
Gjithçka ishte e qartë kur në 1/16 ekipi kf ES u përballë me ekipin Just Play nga Anglia të cilët ishin favorit për këtë trofe mirëpo futbollistët tanë të rinj nuk u dorrëzuan edhe pse ishin me një lojtarë më pak në fushë  kaluan në epërsi kur gjithçka vulosi lojtari Edon Abdullau me golin e bukur dhe fituam këtë perballje dhe kaloi me sukses këtë derby dhe gjithçka mori kahje tjetër ky turne me eliminimin e Anglezëve.Më pas eliminuan ekipin nga Jordani me rezultat 1:0 mr golin e Gert Arifit pastaj ekipin Norvegjez Lorenskog me rezultat 1:0 poashtu me gol nga Gert Arifi dhe më pas një fianale e bukur përballë ekipit Norvegjes Hai ku shkelqeu lojtari me nr 6 Muhamet Amiti me një gol të bukur dhe vulosi për fitoren e kësaj finale.Pesë gola dhe katër asistime ka bërë lojtari Gerti Arifi që po shkëlqen edhe tek Shkëndija .
Kurse ekipi me gjeneratën 2011 u shpallën nën kampion pasi që u mundën nga ekipi Norvegjes Lorenskog në finale. Por gjithësesi kjo është histori për klubin ES që të arrijë aq sukses me vetëm pak përvojë po në atë turne kurse golashënuesi më i mirë me githsejt 13 gola ishte Leart Salihi i gjeneratës 2011 i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij në këtë turne.
Suprizë më e madhe ishte se Kampionat kur u kthyhen në Tetovë në orët e hershme të mëngjesit u mirëpritën nga shumë qytetarë, prindër, përfaqësues nga Komuna ku festuan me fishek zjarre dhe siç e do tradita dhe vendi me zurla e tupana që ishte një atmosferë e bukur për ato djelmosha.
Stafi drejtues falemenderon nga zemra gjithë sponzorët kompanitë kryetarin e Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu dhe të gjithë prindërit që besuan në projektin e Staffit Kf ES që sot janë Kampionë të vërtetë.