I pezulluar nga Federata, “bomberi” anglez sërish në radarët e “gjigandëve”

Pavarësisht se është duke vuajtur pezullimin prej 8 muajsh nga Federata Angleze e Futbollit, për pjesëmarrje në bastet sportive, sërish “bomberi’ i Brentford, Ivan Toney është një nga “yjet” e Premier League, i cili kërkohet nga “gjigandët” britanikë.

Toney duket se dëshiron të ketë një ekip të ri kur të kthehet e për këtë aryse 27-vjeçari ka ndërruar agjensinë që e përfaqëson, duke nënshkruar me “CAA Stellar”, kompani kjo e cila ka në menaxhim shumë “yje” të Premier League, si Kalvin Philipps, Ward-Prowse, Jack Grealish, Ben Chillwell e Jordan Pickford, si dhe luajti një rol kyç në transferimin e Gareth Bale te Real Madrid.

E ashtu si në rastin e këtin të fundit dhe për Toney, alternativat nuk mungojnë teksa për “bomberin” e Brentford interesohen “gjigandët” e Premier League, Manchester United, Tottenham dhe Chelsea.