Haradinaj mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Mos i besoni Kurtit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të mos i besojnë Albin Kurtin.

“Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut,

Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës.

Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren.

Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar Haradinaj.