Një histori me një fund të lumtur përfshiu dy të sapomartuar në Foggia, të cilët një ditë pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, makina e tyre u vodh dhe brenda ishin akoma veshjet e dasmës, fustanet e nuses, kostumi i dhëndrit dhe djalit të tyre të vogël.
Surpriza e keqe për çiftin e sapomartuar erdhi mëngjesin pas dasmës, kur Rosalba dhe bashkëshorti i saj pas natës së parë të martesës u kthyen te vendi ku kishin parkuar makinën por ajo nuk ishte aty. Automjeti, një Fiat Punto Evo, ishte zhdukur dhe bashkë me të edhe fustanet e nuses.
Por çifti nuk u mjaftua vetëm me denoncimin në polici. Rosalba, bëri dhe një thirrje te Foggia Today , ku i kërkonte hajdutit që ta mbante makinën por të paktën t’u kthente veshjet e ceremonisë: ‘Ishte vërtet bukur. Do të doja shumë ta kisha dhe shihja përsëri fustanet e mia. Më ndihmo t’i gjej’, i drejtohej ajo hajdutit.
Apeli i nuses u bë menjëherë viral dhe shumë njerëz iu bashkuan thirrjes së Rosalbës dhe bashkëshortit të saj.