Grubi: Ngjarja e djeshme në Tetovë kishte për qëllim defokusimin, nuk është mirë as për shqiptarët e as për maqedonasit

Në ngjarjen e djeshme pamë ikonografi të panevojshme që nuk synon të sjellë të mira as për shqiptarët dhe as për maqedonasit, sidomos nuk është mirë kur një mysafir i lartë nga Departamenti i Shtetit vjen në vend për të na dhënë mbështetje për integrimin evropian të vendit, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Grubi komentoi valvitjen e flamurit të quajtur “Shqipëria e Madhe”, duke u shpreh se nuk duhet defokusuar nga çështjet e rëndësishme në vend.

“Ata janë parti e vogel me komplekse të mëdha, ndaj unë mendoj se as institucionet e as mediumet nuk duhet merren me ta, të ju japin hapësirë që me gjeste të tilla të faktorizohen. Pa ikonografi që nuk ju shërben as shqiptarëve, maqedonasve apo cilit do popull tjetër në shtetin tonë, e posaçërisht tash kur në vendin tonë erdh një mysafir nga Departamenti Amerikan për të forcuar rrugën tonë drejt BE-së, ndërsa ata veprojnë në atë mënyrë për defokusim të opinionit. Ai qëndrim, ai fjalor është vetëm për vetë-faktorizim dhe ju shërben vetëm agjendave të nuk ja duan të mirën këtij vendi dhe këtyre qytetarëve”, deklaroi Grubi.