Greta Koçi mund të jetë në pritje të ëmbël për t’u bërë nënë për herë të parë.
Këngëtarja e njohur ka ngritur dyshimet me pjesëmarrjen e saj të fundit në një dasmë.
Veshja e saj oversize dukej sikur fshihte barkun e fryrë brenda dhe fansat janë shprehur të bindur se këngëtarja mund të jetë shtatzënë pasi edhe disa nga paraqitjet e saj të fundit ishin me veshje të gjera.
Ajo para pak kohe ka përjetuar ndjesinë e të bërit teze pasi Eni solli në jetë një vajzë, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar nëse po bëhet nënë vet.