Ejup Berisha
Dje u shenua 22 vjetori i Marrveshjes së Ohrit, dokument ky që i dha fund konfliktit të armatosur gati shtat mujor i cili shpërtheu mes forcave ushtarako-policore maqedonase dhe forcave të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare-UÇK në vitin 2001 këtu në RM. Në bazë të këtij dokumenti të rëndësishëm palët e konfrontuara u detyruan që ti ulin armët me qëllim që ti japet përparsi procesit të paqës në vend. Në rrethana pa krisje armësh, pa përleshje dhe pa konfrontime të ndërsjella pala maqedonse atëkohë u pajuta që bashkshtetasve shqiptar tu garantojë më shumë të drejta qytetare si: p
Përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, përdorim të flamurit kombëtar shqiptar, përfaqsim adekuat të qytetarëve shqiptar në administratë dhe në institucione të tjera shtetërore dhe publike. Njëzet e dy vite pas arritjes së Marrveshjes në fjalë gjuha shqipe nuk figuron në aktin më të lartë politiko-juridik në Kushtetutë, në të kjo gjuhë njihet me termin poshtërues dhe ofendues njëzet përqind. Dhe tani për tani ky term poshtërues dhe ofendues nuk ka gjasa që të ndryshohet edhe pse janë inicuar ndryshime në Kushtetutën e RMV-së.Kjo jo vetëm për shkak të kundërshtimit të palës maqedonase por edhe të një strukture të caktuar politike shqiptare. Pra masa e njëzet përqindëshit e mundëson deri diku përdorimin e gjuhës shqipe në disa pjesë të teritorit të shtetit e jo në tërë teritorin e RMV-së. Në bazë të Marrveshjes së Ohrit nuk u arrit përfaqsimi i duhur i qytetarëve shqiptar në administratë dhe në institucione tjera shtetrore dhe publike. Momentalisht ne shqiptarët në to jemi prezent 17 përqind. Flamuri shqiptar përdoret në përmasa më të vogla se flamuri autentik kombëtar shqiptar. Përfitimet e përgjithshme materiale në RMV pas hyrjes në fuqi të MO-së janë vetëm të një strukture të caktuar politike e cila ka vendosur monopol në gjithçka te këtu te shqiptarët duke filler prej politikës e deri te raportet më të imta shoqërore ndërsa Marrveshja e Ohrit duheshte tu siguron të mira dhe përfitime të gjithë qytetarëve shqiptar atëher të RM-së dhe tani të RMV-së. Prandaj duke i pasur parasyshë këto fakte dhe realitetet e krijuara për qytetarët shqiptar pas arritjes së Marrveshjes së Ohrit ky dokument më shumë mund të quhet si Mos-marrveshje sesa si Marrëveshje e Ohrit.