Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Sot përsëri bashkë në stërvitje tek një stadium me barë artificial ku gati çdo klub luan dhe stërvitet aty me kushte shumë të vështira por prap se prap nuk i ndalon kèto çuna ambienti të mos tregojnë aftësitë e tyre që kanë nē futboll duke arritur deri në finale dhe në majën e futbollit atje ku vlerësohet dhe kuptohet gjithçka rreth futbollit në Turneun më të madh në Botë ,,Dana Cup” duke u shpallur Gert Arifi Kampion me gjeneratën 2007 por edhe Leo,Leart Salihi nënkampion me gjeneratën 2011 me klubin ,,ES”nga fshati Kamjan rrethina e Tetovës ku përfaqësuan qytetin dhe shtetin nga vijnë këta lojtarë cilësorë shkruan Tetovasot.
Ata shpërfaqën lojëra të mira me dy gjeneratat përkatëse duke eliminuar skuadra elitare që vijnë nga shkolla të njohura të futbollit ,pjesëmarrës në këtë turne prestigjioz.

Gjenerata 2007 u kthye si kampion nga turneu në Danimarkë ndërsa gjenerata 2011 si nënkampionë.
Shkruan gazetar i sportit Buran Musliu.