Padyshim, një nga merkatot më të mira këtë verë, teksa kanë arritur të sjellin në Stamboll, lojtarë tepër kualitativ e me eksperiencë, si Mauro Icardi, Angelino, Wilfried Zaha e Hakim Ziyech, mirëpo duket se transferimet e skuadrës së Galatasaray nuk do të ndalen me kaq.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat e huaja, tashmë “luanët” e Stambollit janë vënë pas një tjetër “ylli” të PSG e më konkretisht “arkitektit” italian të mesfushës, Marco Verrati, i cili pëlqhet shuëm nga bordi i turqve.
Për kartonin e Verratti, Galatasaray dëshiron t’i ofrojë PSG-së, një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje në të ardhmen, shifra e së cilës ende nuk është bërë e ditur, si dhe planifikon t’u japë francezëve një përqindje të konsiderueshme në rast se lojtari largohet nga turqit në të ardhmen