Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për formimin e Grupit të punës për shqyrtimin e propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pakon e masave për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve dhe e miratoi Vendimin për formimin e Grupit të punës, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Grupi i punës për shqyrtim të propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pakon e masave për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve është obliguar të dorëzojë në Qeveri një propozim të qëndrueshëm adekuat dhe financiar për pensionin më të ulët dhe propozim masat për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve.