Komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin kështu është shprehur Bilall Kasami lider i Lëvizjes Besa pas thirrjes së tij në polici informon Tetovasot.
Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit sipas Kasamit , nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. “Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta” u shpreh kreu i Besës dhe kryetar i Komunës së Tetovës.
Koha e frikësimit të shqiptarëve, thotë Kasami ,arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur, bashkë me të do të vdes së shpejti edhe ky regjim i juaji komunist e titist. “Ju vazhdoni të jeni vasalët e Beogradit, sepse atje do përfundoni të gjithë, ndërsa ne si opozitë i takojmë këtij populli dhe frikë kemi vetëm nga populli shqiptar” deklaroi Bilall Kasami.TS