Padyshim, filmi i ri “Barbie” ka ndikuar në industrinë globale të argëtimit, me frazën “Hi Barbie” që dëgjohet nga kushdo që largohet nga shfaqja e filmit. Megjithatë, nuk janë vetëm gratë që ndihen të përfaqësuara nga kukulla e tyre e preferuar e fëmijëve, siç u identifikuan disa burra me Ken, të luajtur nga Ryan Gosling, dhe bërtisnin “I’m Kenough!” (Mjaft!).
Mirëpo, një fenomen i çuditshëm është vërejtur në tregun britanik të bukurisë, pas promovimit të Barbie tek popullata mashkullore. Duket se në fund të fundit shumë nuk e besuan se “ janë të mjaftueshme”, gjë që rezultoi në shtimin e meshkujve që provojnë procedurat estetike për herë të parë, pas pandemisë.
Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion £, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se ‘Brotox’ (ose Botox për bro/djalë ) është rritur me 400% që nga viti 2000.