Monedhat e huaja shënuan për të dytën ditë radhazi një rritje në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit të këmbimit, monedha europiane u këmbye të enjten me 110.5 lekë, duke u rritur me 1.50 pikë që nga dita e djeshme.
Ndërkohë edhe dollari amerikan fitoi terren përkundrejt lekut duke u këmbyer sot me 102.2 lekë ose 0.1 lekë më tepër se dje.
Edhe poundi britanik fitoi pikë. Të premten një pound u këmbye me 128 lekë, me një rritje prej 1.60 lekësh.
Franga zvicerane u këmbye me 114.8 lekë.