Eskobar takohet edhe me Ali Ahmetin: Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka takuar zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve Gabriel Eskobar.

Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi, ka theksuar Ahmeti pas takimit.

Postim i plotë:

Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sontë me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan Eskobar takohet edhe me Ali Ahmetin: Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës z. Gabriel Eskobar.

Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.

Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi.

Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundet dot.