E thotë edhe kapiteni Pellegrini: Roma po punon për transferimin e Lukakut

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, ka pranuar se klubi po punon për të sjellë Romelu Lukakun.

Italiani foli për “DAZN” sonte dhe u pyet se çfarë mund të sjellë ish- sulmuesi i Interit në këtë skuadër.
“Nuk e di se çfarë do të sillte Lukaku, por ka nga ata që po punojnë për ta realizuar. Kur do të bëhet, atëherë do të shohim se çfarë mund të sjellë ai, përndryshe është si të flasësh për çdo lojtar në botë”, tha Pellegrini.
Kujtojmë se sot ishte vetë Lukaku që deklaroi se nesër (e diel) do të udhëtojë drejt kryqytetit italian për të nënshkruar me Romën.

Detaje të tjera nga kontrata e tij me romakët pritet të zbulohen në vazhdim