Dyshohet se e tradhtoi, çifti i njohur i jep fund martesës 11-vjeçare

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë ndarë rrugët, duke i dhënë fund martesës 11-vjeçare, shkruan “The Mirror”. Divorci vjen pas lajmeve se Benjamin-i e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Étienne.

Në paraqitjet e fundit, Portman s’e ka vendosur unazën e saj të martesës, madje as për përvjetorin e martesës së tyre.

Disa muaj më parë, burime të shumta pohuan se çifti ishin ndarë që vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien.