Dyshja e ëndrrave e KF Shkëndija Hisar Ali dhe Albion Musliu marrin ftesë nga seleksionuesi i Maqedonisë U-17 Dashmir Beari në dy ndeshje kundër Qipros
Vazhdojnë aty ku e lanë sezonin e kaluar plot triumfe dhe ndeshje të mira si tek Shkëndija kampion i dyfishtë poashtu edhe tek Reprezentacionin i Maqedonisë së Veriut informon Tetovasot.
Bëhet fjalë për dy nga futbollistët bazë Hisar Ali Cali shënuesi kryesorë i Shkëndijës U-17 dhe e përfaqësueses së Maqedonisë dhe Albion Musliu.
Dy nga këta talentë të futbollit kanë marrë sërish ftesën e rradhës në dy përballje që do t’i zhvillojnë kundër Qipros U-17.
I ftuar është edhe portieri Onur Beshir.
Me 22 dhe 24 .08.2023 Maqedonia e Veriut U 17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore që do të luhen në Strumicë.
Ndryshe Hisar Ali Cali vitin e kaluar ka qenë golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Maqedonisë dhe njëri ndër lojtarët kryesorë në formacionin e Dashmir Bearit.Tetovasot