Dy ushtarë nga Maqedonia janë helmuar nga gazi në Slloveni, ndërsa kanë qenë duke punuar në mënjanimin e dëmeve nga përmbytjet. Mjeku kryesor i Ushtrisë së Sllovenisë Robert Karota njoftoi se në mesin e të helmuarve janë edhe 5 ushtarë slloven dhe një zjarrfikës. Incidenti ka ndodhur, ndërsa ushtarët kanë qenë duke punuar në terren. Duke punuar në pastrimin e zonës kanë qenë 32 vetë, në mesin e të cilëve edhe 18 ushtarë të Maqedonisë. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, ushtarët e helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Por, megjithatë janë mbajtur për kurim në spital. /alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rrahu nënën, babanë e motrën – arrestohet i dyshuari në Kaçanik
- Ambasadori suedez bën thirrje për formim të shpejtë të qeverisë: Marrëveshjet me Serbinë duhet të zbatohen
- Kryetari i Antikorrupsionit: Verifikim i gjendjes pasurore të 10 gjyqtarëve, 10 prokurorëve dhe 10 ministrave
- Muzeu i Louvreit synon të dalë prej krizës me shtrenjtim biletash
- Ja çfarë thotë Mickoski për takimin me Ahmetin
- Ndalohen ratrakët ilegalë në Kodrën e Diellit: Parku Kombëtar Mali Sharr ndërpret aktivitetet pa kontratë dhe paralajmëron masa ligjore
- Qeveria e RMV-së merr vendim: Rreth 10.000 punëtorë të huaj do të marrin leje pune këtë vit
- Isen Shabani merr mandatin si kryetar i Vrapçishtit: Do t’i drejtohemi ministrisë së Drejtësisë për pastrimin e listës zgjedhore (VIDEO)
- “Ose burg ose litar”: Hysni Gucati me shumë plagë në luftë, kërcënohet nga dhjetëra komentues në rrjete sociale
- Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder e përkushtim (VIDEO)