Ndaj këngëtares ngrihet një padi e re
Këngëtarja Dua Lipa po përballet me një tjetër betejë ligjore për këngën e saj hit “Levitating”. Padia e re u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se kënëgtarja me origjinë shqiptare ka shkelur të drejtat e autorit.
Nëse vërtetohet se këngëtarja ka shkelur të drejtat e autorit, Kante do të përfitojë më shumë se 20 milionë Dollarë fitime. Në padi thuhet se producenti Stephen Kozmeniuk ka bashkëpunuar në vitin 2019 për krijimin e një pjese të këngës “Levitating”.
Ata ranë dakord verbalisht që kjo pjesë do të shfaqej vetëm në këngën origjinale dhe nuk mund të ripërdorej në një version remiks të këngës. “Levitating” u publikua në albumin hit të Dua Lipës në vitin 2020 “Future Nostalgia”. Kënga kaloi 77 javë në tabelën “Hot 100” në listën e Billboard.