Dorëheqjet vetëm nëse realizohen janë akte dhe fakte e nëse jo atëher të njëjtat janë o gënjeshtra o manipulime
Ejup Berisha
Dorëheqjet e politikanëve në RMV janë bërë trend, apo kohëve të fundit është bërë praktikë që në opinion shpesh të dëgjojmë informacione se dha doreheqje ky apo se dha doreheqje ai politikan apo dhe se kanë dhënë doreheqje këta politikan me shumicë. Disa politikan po japin dorëheqje por të njëjtët nuk po tërhiqen nga postet e as nga privilegjet të cilat u takojne si rezultat i aktiviteteve të tyre politike. Atëher pse keta po japin dorëheqje dhe nga cka po tërhiqen të njëjtët ne akoma nuk e kemi të qartë këtë? Nga postet politike jo sepse këta edhe pas aktit të prezentimit të dorëheqjeve në opinion ata nuk po i braktisin ato . Atëher qytetarët duhet të pyesin se çka po i shtyn politikanët e RMV-së që koheve të fundit pa ju trembur as zemra e as syri që të japin doreheqje. Nëse kane dhënë doreheqje nga burrëria këta shumë moti se kanë këtë virtyt njerëzor. Nëse dorëheqjet janë heqje dore nga sinçeriteti këta gjithashtu që moti nuk janë te sinçertë me qytetarët e këtij shteti. Dhe nëse kanë hequr dorë nga praktika e mos thënies së realitetit kjo nuk ka gjasa që të ndodh sepse të njëjtët vazhdojnë akoma me avazin e vjetër. Ateher a ben te na tregojne këta të cilët gati çdo dite po deklarojnë se po japin doreheqje se nga çka po dorëhiqen. Pas aktit të dorëheqjeve me kusht të disa ministrave nga postet e tyre qeveritare së fundmi me dorëheqje po kërcënon edhe kryeminisrri i Qeverisë së RMV-së Dimitar Kovaceski. Nëse edhe ky jep doreheqje si kolegët e tij ministra është mirë që i njëjti mos ta ben këtë gjë ashtu njëjtë si kolegët e tij që e bënë para disa ditëve. Apo mos të na detyron që të qeshim sepse ajo mënyrë e dhënies së dorëheqjeve nuk është as akt e as fakt pasiqë doreheqjet për të qenë akt buhet të realizohen sepse vetem kështu të njëjtat bëhen fakte, e nëse nuk ndodh kjo atëher ato o janë gënjeshtra o janë manipulime. E doreheqje reale dhe të sinçertë japin vetëmse ata politikan të cilët e mbajnë fjalën dhe realisht dorëhiqen nga postet politike ndërsa të tjerët tërë kohës o gënjejnë o manipulojnë me opinionin.