Disha: Kabineti i Bilall Kasamit janë bërë krejtë me AUDI A6 dhe A8

Anëtarët e Kabinetit të Bilall Kasamit, thuaj se të gjithë janë bërë me makina AUDI A6 dhe A8. Mercedes S-class ka vetëm Krijetari, kështu është shprehur këshilltari i BDI-së në Këshillin Komunal Tetovë Liridon Disha informon Tetova sot.

Sipas tij asnjëra prej këtyre makinave nuk janë blerë nga vetë ats. Të gjithë i kanë “dhurata”” për shkak të “favoreve” në Komunën e Tetovës.

“Erdhën me premtimin se politika nuk është mjet i pasurimit të individit, por përgjegjësi dhe mekanizëm i përmirësimit të jetës së qytetarëve” u shpreh Disha.

Ai tha se duhet të vlerësoni vetë se sa e ka përmirësuar jetën e qytetarëve Bilall Kasami dhe kabineti i tij! Tetovasot.