Disa detaje të reja kanë dalë në dritë për rrëzimin e një avioni privat në veri të Moskës, ku raportohet se në mesin e 10 viktimave është edhe kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë ka publikuar një listë të pasagjerëve në bordin e avionit të rrëzuar:
Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner
Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i Wagner
Sergej Propustin
Yevgeny Makaryan
Alexander Totmin
Valeriy Chekalov
Nikolai Matuseev
Anëtarët e ekuipazhit ishin:
Aleksei Levshin, komandant
Rustam Karimov, bashkë-pilot
Kristina Raspopova, stjuardesë
Pra mësohet se bashkëthemeluesi i Wagner dhe aleati i ngushtë i Prigozhin ishte gjithashtu në aeroplanin që u rrëzua sot.
Utkin ka qenë një figurë që ka refuzuar të shfaqet në publik gjatë viteve të fundit, teksa dalja e tij e fundit raportohet të ketë qenë në vitin 2016.