Deklarohet Wagner për Prigozhinin: U vra nga tradhtarët e Rusisë

Udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili në qershor u përpoq të rrëzonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë, ishte në avionin që u rrëzua dje.

Se ai ishte ndër pasagjerët e këtij aeroplani është bërë e ditur nga zyrtarët rusë, por vdekja e Prigozhinit nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan KyivPost, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, një kanal Telegrami i lidhur me Wagner, i titulluar “Zona Grey”, tha se Prigozhin kishte vdekur, duke thënë se është vrarë nga njerëz të paidentifikuar që i quajtën “tradhtarë të Rusisë”.